Inter dhe Milan bëjnë të ditur skuadrat për Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Inter dhe Milan bëjnë të ditur skuadrat për Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milani, kanë bërë të ditura skuadrat me të cilat do të luajnë në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve. Te milanezët ka një befasi të vogël, Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të lëndimit, ndërsa te Interi janë të gjithë të gatshëm nga emrat e mëdhenj.

Zikaltrit gjenden në një grup me Bayern Munich, Barcelona dhe Viktoria Plzen, kur kuqezinjtë janë në grup me Chelsean, Dinamo Zagrebin dhe Salzburgun.

Interi me vendimin e sotëm të UEFA-s, është dënuar që në grumbullimin e saj të ketë 23 lojtarë në skuadrën e parë dhe jo 25 sa kanë skuadrat tjera normalisht. Lojtarët që do të jenë në listën e nënkampionës së Italisë janë: Handanovic, Dumfries, Gagliardini, De Vrij, Gosens, Dzeko, Lautaro Martinez, Correa, Bellanova, Asllani, Acerbi, Calhanoglu, Cordaz, Mkhitaryan, Barella, Onana, Dimarco, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Brozovic, Lukaku, Bastoni, ndërsa janë edhe tre futbollistë në listën B nga Primavera që janë: Zanotti, Fontanarosa dhe Carboni.

Siç mund ta vëreni se lojtari i fundit i ardhur te Inter Acerbi është në listë, ashtu si edhe çdo ardhje në këtë afat kalimtar veror, por mungon Dalbert i kthyer nga huazimi, për shkak të një lëndimi.

Tek Milani, dënimi i UEFA-s nuk e ka prekur në listë të lojtarëve por vetëm me gjobë. Lojtarët e ftuar nga Pioli për gjashtë ndeshjet në grupe janë: Maignan, Mirante, Dest, Kalulu, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure, Theo Hernandez, Florenzi, Calabria, Gabbia, Bennacer, Krunic, Tonali, Pobega, Saelemaekers, Messias, Brahim Diaz, De Ketelaere, Leao, Giroud, Origi, Rebic

Te Milani ka disa mungesë të theksuara. Lojtarët e ardhur në këtë afat kalimtar siç janë: Thiaw, Yacine, Vranckx dhe Ibrahimovic nuk gjendën në listë. Disa nga lëndimet e disa nga pamundësia për t’i ftuar.

Skuadra e Milanos janë të limituar shkaku i një rregullore në Ligën e Kampionëve, që lejon vetëm 17 futbollist të huaj të jenë në skuadër të grumbulluar, ndërsa Milani në total ka 23 futbollist jo-italian.

Ibrahimovic i lënduar, portieri i tretë Tatarusanu dhe mesfushori Bakayoko, me shumë gjasë do të shkëpusin kontratën aktuale në bashkërendisje me klubin.

Interi ndeshjen e parë në fazën e grupeve e nis kundër Bayern Munich të mërkurën, ndeshje kjo që zhvillohet në Guiseppe Meazza. Ndërsa Milani udhëton në Austri të martën për t’u ndeshur me Salzburgun.

Kujtojmë se derbi i qytetit të Milanos zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, ku Milani konsiderohet si vendas në këtë ndeshje të parë.

Lajme të ngjashme