Perez fiton garën e madhe në Monaco, Sainz i dyti dhe Verstappen mbyll podiumin - NACIONALE

Perez fiton garën e madhe në Monaco, Sainz i dyti dhe Verstappen mbyll podiumin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Piloti i Red Bull, Sergio Perez ka fituar çmimin e madh në Monaco.

Pas problemeve të shumta me shiun, Red Bull ka arritur të dal fituese në Monaco.

Ishte Perez që arriti të fitojë garën, ndjekur nga Carlos Sainz i Ferrarit dhe kampioni i botës, Max Verstappen mbylli podiumin si pozitë e tretë.

Ashtu siç pritej, shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton nuk arriti të renditët më lartë se pozita e tetë, derisa kolegu i tij, George Russell zuri vendin e pestë.

Renditja në top 10 ishte kështu:

Vlen të ceket edhe aksidenti i tmerrshëm që e pësoi djali i legjendës Michael Schumacher, Mike, të cilit i humbi drejtimi për një moment dhe makina u nda përgjysmë, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Pas garës, Carlos Saintz është ndarë i pakënaqur me pozitën e dytë, por që uroi kundërshtarin.

"U ndjeva sikur bëra gjithçka që duhet të bëja... ndoshta mund ta kuptosh zemërimin. Nuk dua të ankohem shumë. Checo bëri një garë të mirë", tha ai.

Kurse, Verstappen u nda shumë i lumtur për kolegun e tij, duke thënë se fitoi me një rezultat të shkëlqyeshëm.

"Një rezultat i mrekullueshëm për Checon, jam shumë i lumtur për të. Mund të jemi shumë të kënaqur me këtë të diele".

Kurse, Checo e vlerësoi si një ëndërr të bërë realitet dhe e sheh si një ditë të madhe edhe për shtetin e tij.

"Është ëndërr e bërë realitet. Mund të jetë një ditë masive për vetën dhe shtetin tim", nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme