Për Messin s’ka vend në Arsenal, s’është mjaft i mirë, sipas ish-sulmuesit të Anglisë Bent
Lionel Messi nuk është mjaft i mirë për të zënë vend në ekipin e tanishëm të Arsenalit dhe do të haste në vështirësi për pasur ndikim me topçinjtë, sipas Darren Bent.
Messi, 35 vjeç, do ta luajë ndeshjen e fundit për Paris Saint-Germainin të shtunën para se të largohet nga klubi si lojtar i lirë pas dy viteve në Paris.
Duke qenë se e ardhmja e tij është ende e pazgjidhur, ish-sulmuesi i Anglisë Bent i ka diskutuar mundësitë që shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka për të zgjedhur klubin e ardhshëm.
Ai ka ofertë tejet të majme nga Al Hilal në Arabinë Saudite dhe një tjetër nga Inter Miami në Major Soccer League në SHBA. Flitet edhe për kthimin e tij të mundshëm në Barcelonë, po ashtu.
Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar asgjë dhe Bent thotë se Messi nuk është më për të luajtur në Premierligë.
“A dëshiroj ta shoh Messin në Premierligë? E dini çfarë, tani jo. Ai është lojtari më i mirë në histori, por mendoj se tani lojtarët do të bënin shumë faulle ndaj tij. Kjo ka ndodhur në Francë. Ai do të tentonte të bënte diçka që nuk do të kishte kurrë sukses”, tha Bent.

“Ai do të vinte në Angli dhe njerëzit nuk do të gjenin arsyetime për ta gozhduar, për të thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i mirë se ai”, nënvizoi ai për talkSport
Kur u pyet nëse ai do të mundë të futej në 11-shën e parë të Arsenalit, Bent u përgjigj: “Mbase në sulm në vend të Jesusit. Por në krahë do t’i mbaja Bukayo Sakan dhe Gabriel Martinellin (para Messit), sepse ata luajë një tjetër lloj futbolli. Messin do ta merrja në skuadër vetëm për ta shikuar”.
“Loja ka ndryshuar. Nuk mund të kesh udhëtarë në fushë, të gjithë duhet ta bëjnë pjesën e vet. Messi ishte në një ekip me Mbappen e Neymarin dhe as që ishin afër fitimit të Ligës së Kampionëve dhe ata janë tre prej sulmuesve më të mirë në histori.”
Bent beson se në këtë etapë të karrierës, Messi duhet t’i bashkohet vetëm Barcelonës, ku dashurohet dhe adhurohet nga tifozët.
“Mendoj se vendi i vetëm ku Messi duhet të shkojë është të kthehet në shtëpi – pra në Barcelonë. Ai është vendi i vetëm ku dua ta shoh atë. Vetëm kjo do të kishte kuptim”, shtoi ai.
