Pep Guardiola: La Liga duhet të mësojë nga Premierliga në luftën kundër racizmit
Trajneri Pep Guardiola ka pranuar se La Liga duhet të mësojë nga Premierliga në luftën kundër racizmit pasi Vinicius Junior u abuzua në baza racore ndaj Rayo Valladolidit.
Tekniku spanjoll që kaloi katër vite te Barcelona thotë se racizmi është problem në çdo vend, mirëpo kampionati anglez qëndron më mirë.
“Ata duhet të mësojnë nga Premierliga. Këtu rregullat janë shumë strikte për të luftuar racizmin”.
“Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Racizmi është problem në çdo vend, nuk ka ndonjë vend specifik”.
“Është problem të mendosh se jemi më të mirë se fqinjtë, jemi më mirë se të tjerët. Ka probleme me diskriminim në çdo vend. Nuk është vetëm ngjyra e trupit”.
“Qëndrime si të besojmë se vendi ynë është më i mirë se tjetri, gjuha jonë është më e mirë se tjetra. Ne jemi të gjithë njësoj”.
“Ne duhet të pranojmë diversitetin, është forca e një qenieje njerëzore. Ne jemi ende shumë, shumë larg nga kjo. Shpresoj se mund të përmirësohemi në Spanjë, por nuk jam optimist”.
“Ka shumë zezakë që ecin përpara për të mbrojtur atë që nuk duhet [duhet] të mbrojnë. Shpresojmë që drejtësia të ndihmojë për ta bërë këtë”, nënvizoi Guardiola.
Ishte Vinicius Junior që reagoi ashpër pasi u abuzua në baza racore duke deklaruar se Spanja tani iu takon racistëve.
Sidoqoftë, pastaj presidenti i La Liga-s kërkoi falje për deklaratat e tij duke e mbrojtur brazilianin.

