Vinicius kapet me shefin e Laligës: S’je shoku im, je i barabartë me racistët - NACIONALE

Vinicius kapet me shefin e Laligës: S’je shoku im, je i barabartë me racistët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vinicius Junior i ka reaguar ashpër presidentit të Laligës, Javier Tebas, pasi u përball më thirrje të reja raciste gjatë ndeshjes së Real Madridit në udhëtim te Valencia.

Përfaqësuesi i Brazilit u përballë me abuzim racor në Mestalla dhe si pasojë ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Vinicius është abuzuar në mënyrë racore shpesh herë këtë sezon në Laliga dhe pavarësisht kësaj, liga spanjolle nuk ka ndërmarrë veprime të mëdha deri tani.

Tebas është kritikuar për këtë dhe vetë Vinicius shkroi mbrëmë se “Ky kampionat që dikur u takonte Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos dhe Messit, sot u takon racistëve”.

Shefi i Laligës u përgjigj ndaj këtyre pretendimeve me një postim tronditës në rrjetet sociale, në të cilin u përpoq ta devijonte fajin për mungesën e veprimeve në drejtim të anësorit të Realit.

Ne jemi përpjekur të ta shpjegojmë ty se çfarë është Laliga dhe çfarë mund të bëjë ajo në rastet e racizmit, por ju nuk jeni paraqitur në dy takimet e caktuara që ju vetë i kërkuat. Para se ta kritikoni dhe fyeni Laligën, duhet të informoheni siç duhet Vinicius. Mos u manipuloni dhe sigurohuni që e kuptoni punën që jemi duke e bërë së bashku”, shkroi Tebas.

Viniciusit nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i kreut të ligës elitare spanjolle dhe i është përgjigjur në Twitter: “Përsëri, në vend se t’i kritikojë racistët, presidenti i Laligës del në rrjetet sociale dhe më kritikon mua”.

“S’ka rëndësi sa shumë flet dhe shtiresh që nuk lexon, imazhi i ligës suaj është lëkundur. Shikojini reagimet në postimet e tij dhe përgatituni për një befasi”, shkroi Vinicius.

Ai shtoi: “Të mos e përfshish vetëm veten të bën të jesh i barabartë me racistët. Unë nuk jam miku juaj për të folur për racizmin. Unë dua veprime dhe ndëshkime. Hashtagu nuk më prek mua”.

Derisa 22-vjeçari s’e ka përkrahjen e presidentit të Laligës, ai ka marrë shumë mbështetje nga të tjerët, si yjet e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe dhe Neymar.

Po ashtu, në mbështetje të tij ka dalë edhe presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva.

Lajme të ngjashme