Pep Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e Gundoganit - NACIONALE

Pep Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e Gundoganit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se klubi nuk do të heqë dorë nga rinovimi i kontratës së mesfushorit Ilkay Gundoganit.

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe ka pasur raportime për një marrëveshje të kryer me gjigantin spanjoll, FC Barcelona.

Pas fitores së djeshme në “Wembley” ku Gundogan shënoi dygolësh, Guardiola refuzoi ta pranojë humbjen në garën për ta mbajtur lojtarin.

Ai e di se çfarë mendoj. Txiki (drejtori i futbollit te City) është duke punuar. Shpresoj që të jetë i suksesshëm”.

Gundogan gjithashtu foli paksa për të ardhmen duke deklaruar se e do Cityn, mirëpo s’komentoi më shumë.

Ndihem shumë i vlerësuar në klub. Asnjëherë nuk kam qenë tek ndonjë skuadër për shtatë vite”.

Prandaj kjo tregon sa e dua skuadrën, trajnerin dhe këtë klub. Le të shohim se çfarë do të ndodh”.

Guardiola asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për ta mbajtur lojtarin, por diskutimet për rinovimin e kontratës nuk kanë qenë shumë të suksesshme me Barcelonën që ka marrë avantazhin te kjo situatë.

Mirëpo, klubi katalunas duhet të pres “dritën e gjelbër” të La Liga-s para se të bëjnë lëvizjen e radhës për nënshkrimin e mundshëm me Gundoganin.

Lajme të ngjashme