Pavarësisht se vendimi u mor në nëntor, lojtarët e Liverpoolit mbetën të shokuar sot me njoftimin e Klopp - NACIONALE

Pavarësisht se vendimi u mor në nëntor, lojtarët e Liverpoolit mbetën të shokuar sot me njoftimin e Klopp

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët e Liverpoolit kanë mbetur të shokuar sot, kur morën vesh që Jurgen Klopp do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit, edhe pse këtë vendim tashmë ata e dinin që nga muaji nëntor.

Ndërsa gjermani shpjegoi se ai ia kishte komunikuar vendimin e tij bordit të Liverpool nëntorin e kaluar, lojtarët nuk ishin në dijeni të vendimit deri pak para njoftimit të bombës të premten në mëngjes.

liverpool

Chris Bascombe i Telegraph raporton se: "Edhe pse Klopp i tha hierarkisë së Liverpoolit për qëllimin e tij në nëntor, lojtarët u informuan vetëm këtë mëngjes. Natyrisht, ata janë po aq të tronditur sa mbështetësit dhe pjesa tjetër e botës së futbollit."

Ndonëse është e kuptueshme që Klopp dhe klubi do t'i mbanin të fshehta lajmet nga vjeshta, veçanërisht kur skuadra kishte një formë të lartë, është befasuese që lojtarët e morën lajmin në të njëjtën kohë me publikun e gjerë. Një nga sfidat me të cilat përballet Klopp nga tani deri në fund të sezonit do të jetë të rregullojë skuadrën e tij dhe të përdorë fundin e kohës së tij në Anfield si një faktor pozitiv motivues, me Liverpoolin kandidat për shumë trofe.

Tifozët e Liverpoolit YNWA

Reagimi i parë i skuadrës pas këtij lajmi do të shihet në përballjen ndaj Norwich në Anfield të dielën, duke pasur parasysh emocionet që ka shkaktuar te lojtarët dhe tifozët njoftimi i Jurgen Klopp.

Lajme të ngjashme