Pavarësisht dënimit me 15 pikë, Allegri i mbetet besnik Juventusit - NACIONALE

Pavarësisht dënimit me 15 pikë, Allegri i mbetet besnik Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka insistuar se do të qëndrojë te zonja e vjetër, pavarësisht se 36-herë kampioni italian u dënua me -15 pikë në sezonin aktual të Serie A-së nga Gjykata sportive dje.

Lajmi për dënimin e Juventusit erdhi dje në orët e mbrëmjes, pasi që ata ishin ndjekur penalisht nga Federata Italiane e Futbollit për disa shkelje financiare që përfshinin buxhete të fryra në afatet kalimtare dhe paga të lojtarëve. Vendimi bëri që klubi të bjerë deri në vendin e 10-të në Serie A pas zbritjes së tyre të konsiderueshme të pikëve, megjithatë kryetrajneri i Zonjës së Vjetër përsëriti se ai nuk do të shkojë askund dhe do t’i mbetet besnik skuadrës.

Max Allegri Juventus 2022-23

"Unë jam trajner i Juventusit dhe do të mbetem trajner i Juventusit. Nëse nuk më largojnë", tha Allegri për vendimin. "Në kohë të vështira duhet të jeni të mirë, burra, në marrjen e përgjegjësisë. Kur gjërat shkojnë mirë, ne jemi të gjithë mirë. Nuk jam në gjendje të analizoj ashpërsinë e dënimit prej -15 pikëve në tabelë. E vetmja gjë e sigurt është ajo: Ne duhet të pranojmë vendimin e djeshëm, e përsëris: klubi me avokatët tashmë e kanë bërë deklaratën zyrtare, duhet të heshtim, ta nisim nga aty ku jemi, dhe ta bëjmë këtë sfidë duke filluar nga 22 pikë.”

F*ck off, Allegri!' - Juventus coach should be sacked but Agnelli to blame for institutional crisis | Goal.com UK

"Duhet të bëjmë detyrën tonë: gjykimi përfundimtar do të vijë pas dy muajsh. Dhe ne nuk duhet ta gjejmë veten pas dy muajsh me keqardhje sepse nuk bëmë aq sa duhet të kishim bërë. Të gjitha situatat duhet të kthehen në një mundësi. Kjo është një mundësi për të pasur një sezon në maksimum, pastaj do të shohim se si do të shkojë. Kur erdhi vendimi, unë bëra llogaritjen e pikëve që duheshin për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve. Mesatarja është aty dhe për të arrirë duhet diçka e jashtëzakonshme”.

Fabio Paratici: Tottenham's managing director of football planning for long-term | Football News | Sky Sports

Ndërsa Allegri ka treguar përkushtim ndaj klubit, anëtarët e tjerë më të lartë nuk ishin aq me fat. Pasi i gjithë bordi i Juventusit dha dorëheqjen në fund të nëntorit. Akuzat e fundit kanë parë anëtarë të tjerë të penalizuar, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Drejtori aktual i Tottenham, Fabio Paratici ishte një nga të dënuarit, i cili u pezullua me 30 muaj dje.

Agnelli Nedved Juventus 2022-23

Trajneri italian do të synojë të injorojë të gjithë zhurmën jashtë fushës dhe të udhëheqë ekipin e tij në stadiumin Allianz kundër Atalantas të dielën, me Juventusin tani 12 pikë larg vendeve që sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme