Paul Scholes i zemëruar me dyshen e Manchester Unitedit, që nuk po bëjnë çfarë bëjnë Casemiro dhe Eriksen - NACIONALE

Paul Scholes i zemëruar me dyshen e Manchester Unitedit, që nuk po bëjnë çfarë bëjnë Casemiro dhe Eriksen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka kritikuar mesfushorët Scott McTominay dhe Fred që nuk po e marrin topin sa duhet, si Casemiro dhe Christian Eriksen.

Trajneri Erik ten Hag ka nisur rindërtimin në mesfushën e "Djajvë të Kuq" këtë verë, pavarësisht që dështuan në një marrëveshje për Frenkie de Jong, me Eriksen që është përshtatet më së miri.

Casemiro gjithashtu u ble nga Real Madridi në një marrëveshje prej 70 milionë funte.

Derisa, braziliani ende nuk e ka nisur si titullar në Premierligë pas 10 ndeshjeve, Scholes është impresionuar se si ai e vendos Unitedin në aksion të shpejtë.

"Nuk më kujtohet në cilën ndeshje United ishin mposhtur, por ishte paksa e vështirë për Scott dhe Fred, por ata po kthenin topin gjatë tërë kohës në mbrojtje".

"Kur e pranonin topin, e kthenin shpinën dhe e pasonin mbrapa. Një mesfushor që e pranon topin kur të kthehet i sheh mbrojtësit dhe sulmuesit".

"E shihni Casemiron e bëri para dy javëve dhe Eriksen e bën gjatë tërë kohës. Këto gjëra të vogla më zemërojnë sepse mendoj nëse luan te Manchester United duhet të jeni në gjendje të bëni këto. Ti pret prej tyre", deklaroi ai për "The Overlap" gjatë një bisede me Gary Neville.

Scholes gjithashtu lavdëroi Eriksenin duke e quajtur brilant.

"Shembulli perfekt i një lojtari që luan me inteligjencë dhe tru. Është lojtar shumë i mençur. Ai e di ku është në fushë dhe ku të tjerët janë në fushë".

Eriksen ka qenë thuajse çdo herë titullar këtë edicion, duke luajtur ndeshje të plotë përpos në dy prej tyre, ku u zëvendësua në minutën e 87-të, respektivisht 86.

Ndërsa, Casemiro ka zhvilluar vetëm 41 minuta në Premierligë, duke qenë titullar vetëm në humbjen ndaj Real Sociedadit në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme