“Pata nderin të ushtroja me Leo Messin” - Rey Manaj rrëfen se Barcelona kishte dashur ta mbante dhe shumëçka tjetër - NACIONALE

“Pata nderin të ushtroja me Leo Messin” - Rey Manaj rrëfen se Barcelona kishte dashur ta mbante dhe shumëçka tjetër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka thënë se e kishte kërkuar vetë largimin nga Barcelona, pavarësisht dëshirës së trajnerit të atëhershëm Ronald Koeman për ta mbajtur në Camp Nou.

Verën e kaluar Manaj iu bashkua Spezias nga Barcelona në një marrëveshje huazimi në vlerë 300 mijë euro deri në qershor 2022, dhe klubi i Serie A e ka mundësinë për ta blerë atë për 2.7 milionë euro në fund të sezonit.

Gjatë fazës parasezonale Manaj ishte golashënuesi më i mirë i Bracës, duke e shënuar një het-trik në ndeshjen e tij debutues në një miqësore kundër Nastic. Në 117 minuta futboll për ekipin e parë të Braçës, ai i shënoi katër gola, i katërti kundër Gironas.

Në një intervistë për mediat italiane, 25-vjeçari nga Lushnja tha se trajneri i atëhershëm i Barcës, Ronald Koeman, kishte dashur ta mbante pavarësisht ofertave që klubi i kishte pranuar për të. Vetëm tre muaj pas largimit të Manaj, trajneri holandez u shkarkua nga Barcelona dhe u zëvendësua me Xavin.

I pyetur se cili ishte kujtimi më i mirë i tij në Barcelonë, Manaj tha: “Ka shumë. I pari që më kujtohet është nënshkrimi i kontratës. Më dukej që po luaja FIFA në Playstation dhe që kisha mundësi ta personalizoja lojën, por ishte gjithçka e vërtetë. Për pak muaj kam pasur nderin të vrapoj dhe stërvitem me Leo Messin. Ne atë zhveshtore nuk flisja shumë, por dëgjoja tepër. Ne fazën parapërgatitore tregova qe mund t’i luaj shanset e mia. Në miqësoren e parë shënova tri gola. Ato ditë më kërkonte një tjetër klub ne Laliga, por Barcelona vendosi të më mbante. Mirëpo, pastaj isha unë që u kërkova te largohesha”.

Ish-sulmuesi i Interit shpjegoi se vendosi të largohej për të qenë protagonist të një skuadër ku do të mundë të luante rregullisht.

“Pse? [Ronald] Koeman më kishte shpjeguar se si qëndronte situata. Në Barcelonë pas largimit të Messit kishte shumë huti. Sipas asaj që m’u tha, ai kishte ndër mend ta përforconte sulmin, por edhe unë herët apo vonë do të kisha pasur mundësinë të luaja. Megjithatë, unë vendosa ta tregoja veten si protagonist në një tjetër kampionat. Është çështje edhe kohës. Unë u largova para [Antoine] Griezmann. Nëse ai do te ishte larguar i pari, unë do te qëndroja në Barcelonë”, shtoi ai.

I pyetur pse e zgjodhi pikërisht Spezian, ai shpjegoi: “Ishte një bast i mirë. Një klub ambicioz qe po konsolidohet. Një skuadër e përberë me lojtarë të rinj dhe një trajner [Thiago Motta] që po ndërton rrugëtimin e tij, pasi ka qenë një lojtar i madh paraprakisht. E dija që në Spezia do të mund të afirmohesha definitivisht”.

“Na kërkon intensitet të lartë në çdo seancë stërvitore. Është motivues i madh, para se të jetë edhe një njeri i përulur që jeton me futbollin. Nuk krekoset kurrë për të kaluarën e tij si futbollist, por dëshmon një pasion enorm për punën e tij”, tha Manaj për trajnerit e vet të Spezia Thiago Motta.

Manaj, i cili i ka 6 gola në 28 paraqitje për Shqipërinë, ëndërron të mbijetojë me Spezian në Serie A dhe ta dërgojë kombëtaren kuqezi në Kampionat Evropian për herë të dytë në histori.

“Mbijetesën me Spezia [është ëndrra ime]. Pastaj jam kureshtar të shoh çka mund të bëjmë me Shqipërinë time [kombëtaren kuqezi]. Kemi një grup ambicioz lojtaresh. Gjenerata e re e lojtarëve është e fortë dhe llogarisim të kualifikohemi në Evropianin e ardhshëm. Ende i mbaj mend të rrëqethjet që i përjetova gjatë debutimin me kombëtaren. Hyra nga stoli dhe shënova pas dhjetë sekondave”.

Ai foli edhe për migrimin në Itali si fëmijë dhe kohën që e kishte kaluar në Inter si adoleshent.

“Erdha në Itali me prindërit e mi në shtëpinë e njërës prej hallave të mia në Castelchiodato, në qarkun e Roma. Ishte viti 2000, sapo kishte përfunduar lufta në Kosovë. Në një mëngjes, në 5 të mëngjesit na trokitën në dyer: kontrolli. Nuk kishim dokumentet dhe na dëbuan në Shqipëri. Pas dy vitesh u kthyem në Itali me dokumentacion të rregullt. Se pari kishte ardhur babai im për të gjetur punë. Unë udhëtova me një barkë me nënën time, motrën time të vogël dhe hallën. Për fat të mirë isha i vogël dhe nuk mbaj mend asgjë nga ai udhëtim. Pas një periudhe në Castelchiodato, u transferuam në Codogno. Aty filloi historia ime me futbollin e luajtur”.

“Mancini ka qenë një pikë referimi për mua. Gjithmonë më ka ftuar të stërvitesha me skuadrën e parë. Mirëpo, me shumë gjasë kur erdha në Inter nuk isha akoma i përgatitur në aspektin fizik dhe mental. Kam ende shumë miq atje. Dëgjohem shpesh me [Ivan] Perisicin dhe [Marcelo] Brozovicin”. /Gazeta Nacionale/

Lajme të ngjashme