"Pasuesi më i mirë i mundshëm", Kroos mbështet Zidanen që ta zëvendësojë Deschamps
Mesfushori Toni Kroos ka mbështetur ish trajnerin Zinedine Zidane që të bëhet pasuesi i Didier Deschamps, me përzgjedhësin e Francës që po e konsideron të ardhmen pas humbjes në finale nga Argjentina.
Deschamps refuzoi të komentojë të ardhmen nëse do të qëndrojë në krye të Francës pas humbjes në penallti në finalen e Kupës së Botës "Katar 2022".
54-vjecari tha se duhet të bisedon me drejtuesit e Federatës Franceze para se të jep vendimin përfundimtar.
Sidoqoftë, Kroos ka deklaruar se Zidane do të jetë pasuesi ideal i Deschamps nëse ky i fundit vendos të largohet.
"Definitivisht mendoj se Zidane do të jetë jo vetëm një pasues i mirë, por më i miri i mundshëm".
"Pyetja e madhe është: Çfarë Didier Deschamps dëshiron? Do thosha se janë 70/30 shanset që Zizou të bëhet trajneri i ri i Francës".
"Unë mendoj se ai vërtetë dëshiron të rikthehet në fushë".
Kroos luajti nën urdhrat e Zidane gjatë dy "epokave" të francezit në krye të Real Madridit. Zidane u bë trajneri i parë që fiton tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, po ashtu edhe La Liga-n në vitin 2017.
Ai dha dorëheqje në vitin 2018 para se të kthehet në vitin 2020, ku e fitoi sërish La Liga-n. Një vit më vonë, Zidane u largua pasi përfundoi si pozitë e dytë në kampionatin spanjoll dhe më nuk ka drejtuar asnjë skuadër.
Deschamps, i cili është në krye të kombëtares franceze që nga viti 2012, ka pranuar se po mendon të ardhmen e tij pas humbjes së djeshme.
“Edhe nëse do të kishim fituar, nuk do të isha në gjendje t'i përgjigjesha kësaj pyetjeje sonte”.
“Sigurisht, jam shumë i trishtuar për të gjithë lojtarët dhe stafin tim, por do të kem një takim me presidentin në fillim të vitit të ardhshëm dhe më pas do ta zbuloni”.
Federata Franceze e Futbollit Noel Le Graet i tha "RMC Sport" se dëshiron të takojë 54-vjeçarin 'sa më shpejt të jetë e mundur' për të diskutuar një zgjatje të kontratës.