Pasi përfundoi fjalimin, Messi iu thotë fëmijëve të tij – “Shkoni të flini tani” - NACIONALE

Pasi përfundoi fjalimin, Messi iu thotë fëmijëve të tij – “Shkoni të flini tani”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Argjentinës, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022 nga FIFA, duke mposhtur konkurrencën me Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen. Pasi pranoi çmimin ai pati një fjalim, pas të cilit ai iu drejtua fëmijëve të tij, duke iu thënë shkoni të flini tani.

Në një natë të mrekullueshme të organizuar në Paris të Francës, u shpallën më të mirët për vitin 2022 nga FIFA, duke përfshirë: Lojtari/ja më i/e mirë i/e vitit, Portieri/ja më i/e mirë, Goli më i mirë, Trajneri më i mirë si dhe formacionet më të mira nga dy gjinitë.

Lionel Messi vence o prêmio The Best e se torna o melhor jogador do mundo pela 7ª vez

Messi u shpall më i miri nga FIFA, pas një sezoni të përmbyllur mrekullisht me Kombëtaren e Argjentinës, ku triumfoi në Kupën e Botës në Katar, ndonëse nuk pati një nga sezonet më të mira me skuadrën e tij, Paris Saint-Germain.

Pasi pranoi çmimin, 35-vjeçari tha se kishte arritur një ëndërr që e kishte pritur për shumë kohë, duke i falënderuar bashkëlojtarët që e ndihmuan ta bëjë këtë.

"Uau, është e mahnitshme. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe është një nder për mua të jem këtu sonte dhe të fitoj këtë çmim. Pa shokët e mi të skuadrës nuk do të isha këtu. Arrita ëndrrën që kisha shpresuar për kaq shumë kohë. Shumë pak njerëz mund ta arrijnë këtë dhe unë kam qenë me fat ta bëj këtë."

Pasi përfundoi fjalimin, ai u drejtua fëmijëve të cilët po e ndiqnin nga shtëpi, duke iu thënë: “Shkoni të flini tani.”

May be an image of 1 person and text that says '"" Go to sleep now. LIONEL MESSI message to his kids at the end of his speech'

Lajme të ngjashme