Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA: Messi mposht konkurrencën me Benzeman dhe Mbappen - NACIONALE

Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA: Messi mposht konkurrencën me Benzeman dhe Mbappen

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Çmimi kryesor i mbrëmjes në Paris të Francës padyshim që është lojtari më i mirë i vitit në konkurrencën e burrave, aty ku tre të nominuarit kryesor ishin Lionel Messi, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, me argjentinasin që triumfoi pas arritjes së madhe me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar.

Për Messin, kjo është hera e dytë që triumfon në çmimin për lojtarin më të mirë të vitit të ndarë nga FIFA, pas atij të vitit 2019, kur mposhti Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

Deri te ky çmim për 35-vjeçarin erdhi pas suksesit të madh të arritur me Argjentinën, që fitoi Botërorin në dhjetor të vitit të kaluar, duke qenë lojtari kryesor për vendin e tij dhe më i miri i gjithë turneut, ndonëse nuk pati një nga vitet më të mira me skuadrën e tij, Paris Saint-Germain.

Në garë me të ishin edhe Topi i Artë për vitin 2022, Karim Benzema, që pati gjithashtu suksese shumë të mëdha dhe Kylian Mbappe, që arriti deri në finale të Botërorit.

Në konkurrencën e grave, çmimin për lojtaren më të mirë të vitit e fitoi futbollistja e Barcelonës, Alexia Putellas, për vitin e dytë me radhë.

Lajme të ngjashme