Pas huqjes me Kroacinë, Munishi ia qëlloi se Maroku do ta eliminonte Portugalinë me një gol
Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas huqjes së madhe që bëri me parashikimin e ndeshjes Kroaci – Brazil, kësaj radhe ai ia ka qëlluar se Maroku do ta mposhtë Portugalinë me një gol.
Munishi dy ditë më parë deklaroi se Brazili do të bënte stërvitje me Kroacinë dhe do ta mposhte lehtësisht, por ballkanasit bënë befasinë dhe në penallti i eliminuan jug-amerikanët.
Por kësaj radhe ai nuk dështoi, duke thënë pak a shumë të njëjtat fjalë, por tani tha se Maroku do të bënte stërvitje me Portugalinë dhe do fitonte 1:0, kështu edhe ndodhi.
“Do të jetë stërvitje e lehtë për Marokun, fiton Maroku, 0:1 përfundon kjo ndeshje”, tha ai në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini.
