Pas grupeve kosovare, FSHF-ja s’i jep bileta as tifozëve "Kuq e Zi”? - NACIONALE

Pas grupeve kosovare, FSHF-ja s’i jep bileta as tifozëve "Kuq e Zi”?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata Shqiptare e Futbollit pasi ka përjashtuar nga tribunat shumë grupeve nga Kosova, përfshirë “Plisat”, duket se nuk i ka dhënë bileta as tifozëve "Kuq e Zi”.

Në përballjen e ardhshme që Shqipëria e zhvillon ndaj Andorrës, mesa duket nuk do të jenë të pranishëm tifozët që e kanë mbështetur kombëtaren në secilën ndeshje.

Për dallim nga të gjitha ndeshjet, ku FSHF-ja i ruante biletat për tifozët “Kuq e Zi” duke i vlerësuar si “Sold Out, pra të shitura”, këtë herë në faqen zyrtare, biletat ndodhen në shitje.

Ky veprim i FSHF-së vjen menjëherë pasi tifozët “Kuq e Zi” kishin dalë me një komunikatë zyrtare duke ofenduar presidentin Armand Duka pas bashkëpunimit me Federatën Serbe për organizimin e Kampionatit Evropian U21 2027.

Ndërkohë, nuk ka pasur ndonjë reagim nga tifozët “Kuq e Zi” për këtë veprim të FSHF-së.

FSHF-ja ka bërë shpërndarjen e biletave për tifozë dhe këtë e konfirmoi tifogrupi “ALBSC”, që njoftuan se kanë marrë 500 bileta.

Lajme të ngjashme