Pas gabimeve të vazhdueshme, Ten Hag i del në mbrojtje Onanës: Portieri i dytë më i mirë në Premierligë
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka besim të palëkundur në Andre Onanën, portierin e parë të skuadrës. Ai e konsideron kamerunasin si portierin e dytë më të mirë në Premierligë, pavarësisht gabimeve të tmerrshme e të vazhdueshme.
Trajneri i Djajve të Kuq po përdor statistika për të mbështetur këtë argument, me portierin kamerunian që qëndron i dyti në listën e elitës angleze kur bëhet fjalë për xG minus golat e lejuar pas goditjeve. Asnjë portier nuk ka mbajtur më shumë portën pa pranuar gol këtë sezon se sa pesë të grumbulluara nga një lojtar që United e bleu për 48 milionë £ (61 milionë dollarë) gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa pyetje serioze i janë bërë Onanës, me gabime të kushtueshme që dëmtojnë paraqitjet në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve, por Ten Hag për të tha: “Nëse e analizoni mirë, atëherë e shihni se ai është portieri i dytë më i mirë në Premierligë bazuar në statistika, në pritjet për të mohuar golin, ai është i dyti më i miri në Premierligë. Ai po bën mirë, por ai e di se në Ligë të Kampionëve ka bërë disa gabime, por në të gjitha pesë muajt e parë ai ka bërë mirë. Ju gjithashtu e dini. Sepse e keni parë se si po reagon në një paraqitje të keqe si në Mynih, te Burnley ai ishte i jashtëzakonshëm. Ai është një karakter i fortë, ai është një personalitet dhe do të merret me këtë.”
Onana i 'dhuroi' gola Galatasarayt gjatë barazimit 3:3 të United në tokën turke, me 27-vjeçarin që kontribuoi në rënien e pikëve në kompeticionin e Ligës së Kampionëve që skuadra e Ten Hag është në rrezik të madh për të mos i kaluar grupet.

United do të rikthehet në ndeshjen e radhës të shtunën, kur do të bëjë një udhëtim testues te Newcastle, me Onana që shpreson të rizbulojë një shkëndijë në St James' Park që do të ndihmojë për t'i dhënë fund kritikave që shkojnë në drejtimin e tij dhe përfundishmt do të merren vendimet nëse ai do të shkojë apo jo në Kupën e Kombeve të Afrikës në janar.
