Dramë e çmendur me gjashtë gola, Galatasaray e ndal me barazim Manchester Unitedin - NACIONALE

Dramë e çmendur me gjashtë gola, Galatasaray e ndal me barazim Manchester Unitedin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshje e çmendur është zhvilluar sonte në kuadër të grupit A, aty ku Manchester United po fitonte 3:1, por Galatasaray u kthye në lojë për të barazuar rezultatin në 3:3 dhe kështu Djajtë e kuq rrezikojnë të mos kualifikohen për në fazën tjetër.

Kampionia e Turqisë ishte skuadër më e mirë në fushë, si në krijim të rasteve, ashtu edhe në posedim të topit.

Manchester United në tre goditje në drejtim të portës, të gjitha i shënoi dhe kjo flet më së miri për ecurinë e kësaj skuadre, që assesi të këndellet në Evropë.

Alejandro Garnacho e hapi serinë e golave në këtë takim, kur shënoi në minutën e 11-të për 1:0.

Bruno Fernandes shënoi gol shumë të bukur, duke dyfishuar epërsinë, pra në 2:0 në minutën e 18-të.

Nuk vonoi shkëndija e parë nga Galata. Ishte Hakim Ziyech që shënoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2:1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Djajtë e Kuq kaluan përsërsi në epërsi prej dy golave kur McTominay gjeti golin për 3:1.

Por Galatasaray nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të shënojë edhe dy gola të mrekullueshëm.

Ishte përsëri Ziyech që shënoi nga gjuajtja e lirë për rezultain 3:2, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:3 u kujdes Kerem Akturkoglu me një goditje të fortë të pandalshme.

Manchester United tani është në vendin e fundit në grup dhe do të duhet të shpresojë që Copenhagen mos të marrë rezultat pozitiv sot, që në xhiron e fundit të varet nga ata kualifikimi, ndonëse nuk është më fare në dorë të tyre.

Lajme të ngjashme