Pas fitores së madhe ndaj Milanit, skuadra e De Rossit sonte do të jetë mysafire e legjendës së Interit, Javier Zanettit - NACIONALE

Pas fitores së madhe ndaj Milanit, skuadra e De Rossit sonte do të jetë mysafire e legjendës së Interit, Javier Zanettit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e Romës është kthyer sot menjëherë në stërvitje, pa kaluar 24 orë nga fitorja e madhe ndaj Milanit në San Siro në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Evropës.

Verdhekuqtë nuk janë kthyer në kryeqytet, pasi përgatitjet për ndeshjen ndaj Udineses i filluan në qendrën sportive të Monzës.

Në fushën e emëruar sipas të ndjerit Luigi Berlusconi, dolën futbollistët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak, ndërsa e patën të lirë ata që luajtën gjatë gjithë ndeshjes.

Këtë mbrëmje skuadra e Romës në krye me Daniele De Rossin, do të jenë mysafirë të Javier Zanettit për darkë. Në fakt, verdhekuqtë do të hanë në restorantin e argjentinas që është në pronësi të ish-kapitenit të Interit, që ndodhet në Sheraton të San Siros.

Roma e zhvillon ndeshjen e radhës në Serie A të dielën ndaj Udineses në Friuli, ku De Rossi do të ketë mundësi të pushojë disa nga lojtarët, para sfidës së kthimit me Milanin që do të luhet të enjtën, për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme