Partizani i Shqipërisë kalon në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, eliminon klubin modest nga Andorra - NACIONALE

Partizani i Shqipërisë kalon në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, eliminon klubin modest nga Andorra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partizani i Shqipërisë ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke eliminuar klubin modest nga Andorra Atletic Esclades.

Pas fitores 1:0 si mysafir, Partizani ishte shumë bindës në ndeshjen e dytë për të triumfuar me rezultat 4:1 dhe siguruar avancimin tutje.

Ylli i ndeshjes padyshim ishte sulmuesi Tedi Cara, që gëzoi të gjithë tifozët vendas me një super paraqitje.

Pas 28 minutave lojë, Cara shënoi një gol të bukur për të kaluar Partizanin në epërsi, ndërsa në fundin e pjesës së parë realizoi edhe një tjetër për të dyfishuar epërsinë.

Formën e lartë e mbajti edhe në pjesën e dytë, ku asistoi për Rrapaj që shënoi nga afërsia për ta vulosur fitoren 3:0.

E tëra që bënë mysafirët ishte goli i nderit, i realizuar nga Lopez që u tregua i saktë nga pika e bardhë (90+4').

Por qysh në aksionin tjetër sulmuesi Eros Grezda realizoi pas një aksioni të shpejtë duke vulosur fitoren prej 4:1.

Kësisoj, skuadra shqiptare vazhdon në rrethin e tretë kualifikues ku e pret përballja ndaj klubit nga Letonia, Valmeira.

Lajme të ngjashme