Paraqitje zhgënjyese nga Onana, Manchester Unitedi pëson humbje nga Nottingham Forest
Andre Onana ka bërë një nga paraqitjet më të dobëta në karrierën e tij dhe performanca e tij ka ndikuar në humbjen 3:2 të Manchester Unitedit ndaj Nottingham Forest.
Ruben Amorim tani ka pësuar humbjen e dytë me radhë, prej kur mori drejtimin e Djajve të Kuq.
Përballja në Old Trafford u dominua nga Manchester United, sidomos në posedim të topit, por gabimet individuale ishin të kushtueshme.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua shumë herët: Forest kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Milenkovic.
Manchester Unitedi arriti të kthehej në lojë, pasi Hojlund barazoi rezultatin në minutën e 18-të.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 1-1 Nottingham Forest | Hojlund
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2024
HOJLUND HAS EQUALIZED FOR MANCHESTER UNITED !!!!!!pic.twitter.com/PSX4x2kWq0
Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë, teksa në pjesën e dytë u shënuan tre gola të tjerë.
Gibbs-White e riktheu epërsinë për mysafirët në minutën e 47-të, pasi goditja e tij shkoi në rrjetë pas një reagimi katastrofal të Onanas.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 1-2 Nottingham Forest | Gibbs-White
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2024
GIBBS-WHITE HAS GIVEN NOTTINGHAM FOREST THE LEAD !!!!!!!!!!pic.twitter.com/Pxo1w3ikAd
Onana sërish nuk reagoi mirë, kur Nottingham Forest shënoi për 3:1. Wood realizoi në minutën e 54-të pas asistimit të Gibbs-White.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 1-3 Nottingham Forest | Chris Wood
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2024
CHRIS WOOD MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/pbCnLOPhmp
Krejt çfarë Manchester Unitedi bëri në vazhdim në këtë përballje ishte goli i realizuar nga Bruno Fernandes për rezultatin 3:2, i shënuar në minutën e 61-të.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 2-3 Nottingham Forest | Bruno Fernandes
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2024
BRUNO FERNANDES PULLS ONE BACK FOR MANCHESTER UNITED !!!!!!!pic.twitter.com/1yqxdUZnLG
Djajtë e Kuq tani kanë pësuar humbjen e gjashtë sezonale në Premierligë dhe të dytën me radhë në krye me trajnerin Ruben Amorim, teksa janë në vendin e 13-të pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.