Pamje: Zidane qan me lot gjatë një fjalimi për fëmijët e sëmurë
Zinedine Zidane është bërë ambasador i një shoqate për fëmijët e sëmurë dhe nuk ka arritur t’i përmbajë lotët gjatë një fjalimi njoftues të hënën.
Legjenda franceze Zidane dha fjalim gjatë prezantimit të tij si ambasador për shoqatën Le Point Rose, e cila ndihmon fëmijët me kancer qëkur u krijua më 2015 pas vdekjes së 9-vjeçares Carla-Marie nga tumori në tru.
Në një video të publikuar nga BFM TV, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit qau me lot.
Zinédine Zidane ému aux larmes après avoir été nommé parrain d'une association pour enfants malades du cancer pic.twitter.com/NJcbqQFADV
— BFMTV (@BFMTV) June 19, 2023
“Jam shumë krenar që jam sponsor i projektit tuaj. Sinqerisht, ju nuk ia keni as idenë dhe unë do të bëj gjithçka për ta përkrahur këtë projekt të tërë dhe të gjithë këto familje”, tha Zidane.
Zidane është i përfshirë edhe në shoqata të tjerë, ndërsa që nga viti 2000 i ka ndihmuar shoqatës ELA, në luftë për mposhtjen e leukodistrofitëve.