Pamje: Vedat Muriqi vazhdon me shkëlqimin, realizon dygolësh për 118 sekonda - NACIONALE

Pamje: Vedat Muriqi vazhdon me shkëlqimin, realizon dygolësh për 118 sekonda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar, Vedat Muriqi është duke vazhduar me shkëlqimin te skuadra spanjolle Mallorca.

Qendërsulmuesi ishte nga minuta e parë në miqësoren e Mallorcas ndaj Constancias, ku shënoi dy herë për një kohë shumë të shkurtër.

Në fakt që të jemi më real, Muriqit iu nevojiten vetëm 98 sekonda për të gjetur dy herë rrugën drejtë rrjetës.

Fillimisht, qendërsulmuesi realizoi me një goditje të bukur pas një topi të kthyer për t'i dhënë epërsinë Mallorcas (7').

Kurse, qysh në aksionin tjetër, ai e pranoi një top të largët dhe pastaj me një gjuajtje precize e dërgoi brenda zonës (10').

Forma e lartë në La Liga, vetëm Robert Lewandowski qëndron më mirë

Në aspetin sportiv, pas një ‘vere’ mjaftë të gjatë, ku ishte pranë kalimit te Club Brugge, pastaj dështoi për ‘testet mjekësore’ dhe në fund iu bashkua Mallorcas, skuadër që qëndroi gjashtë muaj edicionin e kaluar në formë huazimi.

Me rikthimin në Spanjë, Muriqi shkëlqeu në të gjitha aspektet duke qenë padyshim lojtari më i preferuar i tifozëve.

Deri me tani Vedat Muriqi ka realizuar tetë gola në La Liga, duke kontribuar edhe me një asistim. Kjo formë është duke i ndihmuar edhe Mallorcas, pasi momentalisht renditët në pozitën e 11-të në tabelë me 19 pikë, për dallim nga edicioni i fundit kur shpëtoi nga rënia në xhirot e fundit.

Deri me tani, për Muriqin kanë shprehur interesim edhe disa top klube si Sevilla dhe Villarreal, si dhe Aston Villa e Premierligës, mirëpo lojtari preferon qëndrimin te Mallorca, ku dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

Lajme të ngjashme