Pamje: Vazhdon festa e "çmendur" në Prishtinë pas fitores së Zvicres kundër Serbisë
Assesi të ndalen festimet në kryeqytetin kosovar pas triumfit të Zvicrës ndaj Serbisë, që përkoi me eliminimin e kësaj të fundit nga Botërori ngjashëm si në edicionin paraprak të Kupës së Botës.
Me të përfunduar ndeshja, qytetarët e Kosovës kanë pushtuar rrugët e të gjitha qyteteve, por në veçanti ato të Prishtinës, duke festuar në mënyrat më të ndryshme të mundshme.
Makina të shumta janë parë në Prishtinë, duke iu gëzuar gjunjëzimit të Serbisë nga Zvicra e yjeve shqiptarë si Xhaka dhe Shaqiri.
Ndërkaq kujtojmë faktin se ishte pikërisht Shaqiri ai që shënoi edhe sot ndaj kombëtares serbe, duke ia dhuruar Zvicrës golin e 1:0.
