Pamje: Tifozi ia fut frikën në palcë Pep Guardiolës duke e ndjekur me biçikletë
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u duk tejet i frikësuar nga një tifoz i cili e kishte ndjekur me biçikletë rrugëve të Mançesterit, në përpjekje për të bërë fotografi me të.
Guardiola kishte dalë në qendër të qytetit me biçikletë kur një tifoz e vërejti nga mbrapa dhe iu vërsul me biçikletën e tij.
Ai nuk e lejoi trajnerin spanjoll të vazhdojë rrugën i qetë duke bërtitur vazhdimisht, pasi 51-vjeçari nuk po i përgjigjej.
Në video e publikuar në TikTok, trajneri i kampionit të Premierligës më në fund u ndalë pranë një vendkalimi për këmbësorë.
“Hej, hej, më lejo ta bëj një fotografi me juve, vëlla”, dëgjohet tifozi duke bërtitur.
Kur Guardiola u duk se po e shpërfillte kërkesën e tij dhe e vazhdoi rrugën, tifozi e ndoqi dhe vazhdoi të bërtiste: “Hej Pep”.
Derisa po e ndiqte trajnerin e të kaltërve, tifozi dëgjohet duke thënë në kamerë: “Duhet ta shihni këtë”.
Guardiola u ndalë më në fund në një rrugë të ngushtë dhe, kur tifozi e pyeti përsëri nëse mund të bënte fotografi me të, Guardiola i tha “në rregull” dhe u pajtua për selfie.
Megjithatë, ish-trajnerit të Barcelonës nuk i bëri aspak përshtypje sjellja e tifozit dhe, pavarësisht se u pajtua për selfie, ia mbathi i frikësuar.
Pep was so scared 😂🤣 pic.twitter.com/9vsCW7TSwx
— Footy Humour (@FootyHumour) July 11, 2022
Nuk është e qartë se kur është bërë kjo video por u postua të hënën në mëngjes.
Guardiola pritet t’i nisë sot gjatë ditës përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
City do të përgatitet për ta mbrojtur titullin në Premierligë përsëri këtë sezon dhe do të bëjë përpjekje për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë.
Prandaj, klubi shpenzoi bujshëm këtë verë duke e forcuar skuadrën me Erling Haalandin nga Borussia Dortmundin dhe Julian Alvarezin nga River Plate.
Si dhe mesfushorin e Anglisë Kalvin Phillips nga Leeds United.