Pamje të turpshme: Tifozët turq brohorisin “Vladimir Putin” pasi Dynamo Kiev e rrëzoi Fenerbahcen nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

Pamje të turpshme: Tifozët turq brohorisin “Vladimir Putin” pasi Dynamo Kiev e rrëzoi Fenerbahcen nga Liga e Kampionëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dynamo Kiev ditën e mërkurë ka siguruar në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke fituar sfidën e vështirë ndaj Fenerbahce.

Ekipi ukrainas fitoi me vështirësi ndaj gjigantit turk, me rezultatin e përgjithshëm që rezultoi të jetë 2:3.

Përballja ishte shumë interesante me Fenerbahcen që edhe pse ishte me 10 lojtarë në fushë, arritën të shkonin deri në shtesë, por që një gol i vonshëm i Oleksandr Karavaev (114’) i dërgoi direkt e në Ligën e Evropës.

E pas kësaj humbje, tifozët turq nuk u ndalen duke brohoritur emrin e presidenti të Rusisë, Vladimir Putin, në mënyrë që t'i bënin ukrainasit të ndihen keq.

"Vladimir Putin, Vladimir Putin, Vladimir Putin", ishin brohoritjet e tifozëve të Fenerbahces për disa minuta.

Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës që ndikoi edhe në sport

E tëra nisi si politikë, që pastaj u përcoll edhe në sport, me UEFA-n dhe FIFA-n që përjashtuan të gjitha klubet ruse dhe bjelloruse nga të gjitha garat evropiane.

Nëse flasim për politikë, vazhdojnë problemet e mëdha mes dy shteteve, me Rusinë që nuk ka ndërmend të bëjë paqe dhe është duke vazhduar me pushtimin e Ukrainës.

Kështu, tani Dynamo Kiev do të ketë një sfidë jo shumë të vështirë në raundin e tretë kualifikues ndaj Sturm Graz, derisa sa i përket Fenerbahces do të vazhdojë aventurën në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Slovacko.

Tani është shumë normale që UEFA ta dënojë klubin turk, ku më shumë gjase përpos një gjobe të majme edhe do të zhvillojnë disa ndeshje si vendas pa praninë e tifozëve.

Lajme të ngjashme