Pamje: Sjellja e çuditshme e Joshuas pas fitores, tentoi ta sulmonte kundërshtarin
Anthony Joshua mposhti Jermain Franklin me vendim unanim të gjyqtarëve në mëngjesin e hershëm, por para se të jepej vendimi, në prag ishte një përplasje e dytë, pasi të dy boksierët patën një sjellje të çuditshme duke i grindur pothuajse deri në goditje.
Ish-kampioni, Tony Bellew, ishte gjithashtu i përfshirë në grindje me një anëtar të ekipit të boksierit amerikan, por tensionet u shuan shpejtë.

Çfarë ndodhi?
Pak sekonda pasi u dëgjua gongu për fundin e përballjes, duket se Franklin e ngacmoi Joshuan me fjalë, ky i fundit i cili u kthye për ta sulmuar dhe ishte shumë afër, por dy skuadrat reaguan shpejtë për të qetësuar gjithçka.
STILL GOING AT IT AFTER THE BELL 🤯#JoshuaFranklin LIVE on DAZN now pic.twitter.com/9XZhGx6r2c
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 1, 2023

Fitorja e Joshuas ndaj Franklin
Britaniku u kthye te fitoret pas dy viteve, por jo edhe aq kënaqshëm, pasi ndaj një boksieri jo të denjë nuk arriti të fitonte me nokaut, ashtu siç prisnin të gjithë, pas pretendimeve të Joshuas se synon titullin kampion.

AJ ishte për një nuancë më i mirë në të gjitha raundet sipas vlerësimeve të gjyqtarëve, ndonëse edhe amerikani pati momente pozitive në këtë përballje.
Fitorja e Joshuas u konfirmua me vendimin unanim 118:111, 117:111 dhe 117:111, kështu për t’i hapur rrugë një përballje të madhe britanike mes AJ dhe Tyson Furyt, për titullin WBC.


