Ish-boksieri britanik për Joshuan: Nuk e kuptoj pse ai lufton akoma - NACIONALE

Ish-boksieri britanik për Joshuan: Nuk e kuptoj pse ai lufton akoma

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua u kthye te fitoret gjatë orëve të hershme të mëngjesit, duke mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin, Jermaine Franklin, por ish-boksieri britanik tani analist, Carl Froach, ka dyshime për ambiciet e Joshua për t’u bërë kampion sërish dhe pas asaj që pa dje thotë se nuk e kupton pse ai po lufton akoma.

Joshua pati një përballje jo shumë të vështirë në Londër, por nuk arriti të fitonte me nokaut dhe u pa se nuk është ai boksieri siç ishte dikur, duke mos pasur vazhdueshmërinë raund pas raundi.

Ish-kampioni triumfoi, por kjo fitore erdhi më shumë nga një kundërshtar i kufizuar, që për asnjë raund nuk ishte i denjë për këtë luftë dhe Froach e kritikoi Joshuan pas kësaj fitore.

Carl Froch inducted into International Boxing Hall of Fame | Boxing News | Sky Sports

“Kur ishte puna për tituj, ai ishte në nivel dhe bënte punën e tij. Por tani nuk e di. Çfarë e motivon atë? Nuk pash asgjë në këtë paraqitje nga dikush që pretendon të bëhet sërish kampion bote. Ai po e bënë për para. Nuk e kuptoj pse, është një sport i rrezikshëm. Paratë nuk mund të motivojnë edhe kur fiton mbi 100 milionë euro.”

AJ ishte dy herë kampion i unifikuar në peshat e rënda, me të fundit herë kur mposhti në një rimeç, Andy Ruiz Jr në Lindjen e Mesme në vitin 2019.

Që nga atëherë, ai pësoi dy humbje radhazi nga Oleksandr Usyk, fillimisht në luftën e parë për t’i humbur titujt e pastaj në tentim për t’i kthyer.

Joshua ka pranuar haptazi që synon të bëhet kampion sërish dhe të pensionohet, teksa ka thënë gjithashtu se motivimi kryesor për të tani për tani është paraja.

“Pikërisht në këtë kohë, paratë janë gjëja e parë që më vjen në mend. Paratë janë pjesë e një enigme të madhe. Arsyeja e kësaj që e them është se ato ndihmojnë shumë njerëz. Po përpiqem të stërvitem mirë dhe të bëhem kampion”, ishin fjalët e Joshuas.

Lajme të ngjashme