Pamje: Shtatë pritjet e Ochoas që vonuan festën për titullin kampion te Napoli - NACIONALE

Pamje: Shtatë pritjet e Ochoas që vonuan festën për titullin kampion te Napoli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri meksikan i Salernitanës, Guillermo Ochoa, i cili është i njohur për paraqitjet fantastike për kombëtaren e tij në Kampionate Botërore, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme dje për skuadrën e tij, për t’ia mohuar tri pikët e plota Napolit, e gjithashtu për ta shtyrë festën e napolitanëve, për të paktën dhe një javë.

37-vjeçari, emri i të cilit asociacion me Kupat e Botës, iu bashkua Salernitanës si lojtar i lirë në janar, duke nënshkruar një marrëveshje vetëm gjashtëmujore, por me mundësi vazhdimi për dy vite tjera në fund të sezonit.

Me ardhjen e tij në skuadër, ai menjëherë është shndërruar në lojtarin kyç, duke bërë pritje të shumta vazhdimisht në çdo ndeshje, me hedhjet e tij shumë të veçanta, që ndihmuan këtë skuadër të shkonte në një seri prej nëntë ndeshjeve radhazi pa humbje.

Faqja zyrtare e Serie A-së në Twitter postoi një përmbledhje, duke treguar shtatë pritjet e Ochoas në barazimin mes Napolit e Salernitanës, 1:1. Pritje këto që bën që festa e Napolit për titullin kampion të shtyhej, të paktën për këtë javë.

Në anën tjetër, Salernitana që mbijetoi me vështirësi sezonin e kaluar në Serie A, ka nevojë ende për më shumë rezultate pozitive, që ta sigurojë mbijetesën edhe këtë sezon në elitë.

Lajme të ngjashme