Pamje: Shevchenko i kthen vitet pas, i shënon gol të mrekullueshëm nga penalltia Buffonit
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, i ka kthyer vitet pas, kur në një ndeshje bamirësie shënoi një penallti kundër portierit legjendar Gianluigi Buffon.
Dy ikonat e Serisë A u përfshinë në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Lubjanë të premten mbrëma, organizuar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin për të ndihmuar me kostot e përmbytjeve shkatërruese në vendin e tij në fillim të gushtit.
Gjatë lojës, Shevchenkos iu besua të ekzekutonte një penallti në emër të skuadrës së tij, duke goditur me gjakftohtësi një panenka përpara një Buffon që u hodh në një anë.
Quello sguardo l'abbiamo già visto da qualche parte 👀
— DAZN Italia (@DAZN_IT) September 15, 2023
Sheva batte Buffon dal dischetto e abbraccia Gigi 🫂#DAZN pic.twitter.com/wrWqVQyu0h
Shevchenko ka shënuar mjaft gola ndaj Buffon në kohën e tij, por më i rëndësishmi prej tyre erdhi pak më shumë se 20 vjet më parë: Penalltia fituese për Milanin kundër Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve 2002-03 në Old Trafford.
