Legjenda e Italisë dhe Juventusit Gianluigi Buffon pensionohet në moshën 45-vjeçare
Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ka njoftuar zyrtarisht pensionimin e tij nga futbolli me anë të një video, pas një karrierë plot 28 vite të gjatë, ku ai tha se: “Kjo ishte e gjitha”.
Tashmë kishte raportime gjatë 48 orëve të fundit se Buffon kishte vendosur të pensionohej pavarësisht faktit se kontrata e tij me Parmën shkon deri në qershor të vitit 2024.
“Kjo është e gjitha njerëz! Më dhatë gjithçka. Ju dhashë gjithçka. E bëmë së bashku.”
That's all folks!
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) August 2, 2023
You gave me everything.
I gave you everything.
We did it together. pic.twitter.com/bGvIDsoFsG
Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18-vjeçare për Parman, vazhdoi të fitojë titullin kampion me Juventusin, Ligue 1 në PSG, më pas u kthye në Juve dhe u kthye aty ku filloi, pra te Parma, por tani në Serie B.
Buffon ishte një figurë kyçe në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006 dhe konsiderohet gjerësisht si portieri më i mirë në historinë e futbollit modern.

Shumë rekorde të vendosura mes portës mbajnë emrin e legjendës Buffon, të cilit vetëm një trofe i mungoi gjatë tërë karrierës së lavdishme. Ishte trofeu i Ligës së Kampionëve që e kërkoi me ngulm por dështoi disa herë në finale për ta fituar.
Edhe pse karriera e tij iu dedikua më së shumti Juventusit, Buffon mbetet një nga figurat më të respektueshme të futbollit italian, në mbarë klubet rivale.