Pamje: Shënohet goli më i shpejtë i sezonit në Premierligë, Bournemouth në epërsi ndaj Arsenalit - NACIONALE

Pamje: Shënohet goli më i shpejtë i sezonit në Premierligë, Bournemouth në epërsi ndaj Arsenalit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Lideri i Premierligës, Arsenali, ka pësuar golin më të shpejtë të sezonit në kampionat, pasi Philip Billing, ka shënuar golin e epërsisë për Bournemouth, vetëm pas 11 sekondash pasi filloi takimi.

Me të nisur topi nga gjysma e fushës, një top i dërguar në krahun e djathtë të fushës te Ouattara, i cili bëri një asistim të mirë në zonë dhe i vetëm përball portierit, Billing shënoi golin për 1:0.

Goli i shënuar për 11 sekonda nga Bournemouth hyn tek golat më të shpejtë në histori të kampionatit anglez, aty ku prinë Shane Long me golin e tij për pak më shumë se shtatë sekonda.

Lajme të ngjashme