Pamje: Shënohen dy gola të shpejtë, Ballkani mbetet në epërsi të një goli ndaj Lincoln Red Imps - NACIONALE

Pamje: Shënohen dy gola të shpejtë, Ballkani mbetet në epërsi të një goli ndaj Lincoln Red Imps

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ballkani ka arritur ta gjejë edhe golin e dytë sot në ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Red Imps, por vendasit u kundërpërgjigjën për ta ngushtuar epërsinë sërish në një gol.

Zhvillohej minuta e 64-të, kur Bleart Tolaj asistoi për kapitenin Edvin Kuç, ky i fundit pas një depërtimi gjeti golin për 2:0.

Lincoln arriti të kundërpërgjigjej shpejt, pasi në minutën e 66-të arritën të shënonin për ta ngushtuar rezultatin në 2:1 me anë të Juampe Rico.

Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 4:1 në të mirë të Kampionit të Kosovës, që po shkon sigurt drejt play-offit të Ligës së Konferencës.

Lajme të ngjashme