KATAR 2022 | Ronaldo u largua drejt zhveshtorës, ndërsa shokët e skuadrës po festonin fitoren ndaj Zvicrës
Portugalia fitoi ndaj Zvicrës për të kompletuar të gjitha çiftet çerekfinale. Pavarësisht fitores së thellë, ishte diçka tjetër që u kap nga syri i kamerave. Cristiano Ronaldo po largohej në drejtim të dhomave të zhveshjes, ndërsa bashkëlojtarët e tij e festuan së bashku.
Ndeshja ndaj helvetikëve dje, ishte e para për Ronaldon që nga viti 2008 që nuk e fillon nga minuta e parë në një turne të madh, çoftë Botëror apo Evropian.
Lojtari që e zëvendësoi në formacion ishte Goncalo Ramos, i cili shfrytëzoi mundësinë e artë dhe shkëlqeu me një hattrick.

Tifozët në tribuna po kërkonin yllin portugez në fushë, dhe 37-vjeçari hyri për të luajtur 17 minutat e fundit të takimit.
Portugalia kishte shënuar tashmë pesë deri në atë pikë dhe hyrja e tij dukej se ishte më shumë për të qetësuar turmën.
Ndryshimi i humorit të lojës kur pesë herë fituesi i Topit të Artë hyri në lojë në minutën e 73-të ishte i dukshëm.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo shkoi te tifozët dhe duartrokiti.
Megjithatë, ai ishte njeriu i parë që zbriti në tunel, ndërsa të gjithë shokët e tij të skuadrës qëndruan jashtë në fushë për të festuar më shumë.
Cristiano Ronaldo (left of picture) walks straight off while his teammates celebrate with fans. #FIFAWorldCup pic.twitter.com/W7jB6iGQOO
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) December 6, 2022
This guy called ronaldo needs help mentally.#FIFAWorldCup https://t.co/hCxN15aXh3
— Babatunde (@iamchieftunde) December 6, 2022
Për vendimin e tij për të lënë Ronaldon në stol, Santos tha pas ndeshjes: “Cristiano dhe Ramos janë lojtarë të ndryshëm. Nuk ka asnjë problem me kapitenin e Kombëtares. Ne kemi qenë miq për shumë vite. Ai dha shembullin e një kapiteni.”
Motra e Ronaldos, megjithatë, ishte më pak se e impresionuar dhe reagoi siç bënë pas çdo ngjarje kur ka skena të tilla me vëllain e saj.

Në raundin tjetër, Portugalia do të përballet me Marokun në çerekfinale dhe Santos ka një vendim të madh përpara, nëse do të lërë sërish jashtë Ronaldon dhe të qëndrojë me heroin e ndeshjes së mbrëmshme, Ramos.
