Pamje: Ronaldo i thotë kameramanit të ndalojë së zmadhuari fytyrën e tij pasi i shfaqen rrudhat
Ylli i Portugalisë dhe Al Nassr, Cristiano Ronaldo, mund të duket si i aftë për të luajtur futboll përgjithmonë, por 38-vjeçari ka filluar ta ndjejë moshën e tij.
Sulmuesi portugez nuk ka treguar asnjë shenjë të plakjes në fushë, duke mos u ndalur në atë që di të bëjë më së miri – shënimi i golave dhe këtë e ka bërë në 14 raste gjatë 19 paraqitjeve në skuadrën e re në Arabinë Saudite.
Por pesë herë fituesi i Topit të Artë me gjasë e ka pranuar se nuk mund të qëndrojë i ri përgjithmonë, pasi në një intervistë, Ronaldo i drejtohet kameramanit që po kapte detaje me zmadhues: “Mos u afro aq afër! Shumë rrudha shfaqen pastaj”, normalisht duke e shoqëruar fjalinë me të qeshur.
“Not too close, eh! Too many wrinkles” 🤣#OptusSport pic.twitter.com/4sKBiNKKtw
— Optus Sport (@OptusSport) June 21, 2023
Krejt kjo ndodhi pasi Ronaldo në paraqitjen e tij rekorde të 200 për kombëtaren e Portugalisë, shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Islandës në minutën e 89-të.
Ronaldo tashmë ka arritur te fundi i një sezoni që për të ishte përplot me ngjarje. Filloi në Manchester United, u përfshi në Kupën e Botës, lëvizi drejt Arabisë Saudite dhe në fund përfundoi me thirrje te kombëtarja dhe kjo premton që 38-vjeçari nuk do të ndalet së kërkuari lavdinë për të paktën edhe një sezon.

