Pamje: Rodrygo i shënon Chelseat, Real Madridi me një këmbë në gjysmëfinale - NACIONALE

Pamje: Rodrygo i shënon Chelseat, Real Madridi me një këmbë në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Real Madridi ka arritur ta shënojë tashmë edhe golin e sigurisë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, për rezultatin e përgjithshëm 3:0.

Rodrygo pranoi një top të mirë nga Militao, me brazilianin që depërtoi shumë bukur në krah, për të kombinuar në zonën e rrezikshme dhe ishte po ai që e përfundoi aksionin me gol për 1:0 në minutën e 58-të.

Kujtojmë se ndeshja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar 2:0 për mbretërit dhe tani ata janë me një këmbë në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme