Pamje: Rekord i frikshëm – shënohen pikët më të shpejta në historinë e NBA
Në ndeshjen e NBA mes Indiana Pacers dhe Cleveland Cavaliers është shënuar një rekord i ri i NBA-s. Bëhet fjalë për pikët më të shpejta që u shënuan në historinë e kësaj lige.
NBA përveç spektaklit, na mëson që rekordet mund të thyhen nga momenti në moment. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmshme mes Indiana Pacers dhe Cleveland Cavaliers.
Me të filluar ndeshja u shënuan edhe pikët më të shpejta në historinë e NBA-s. Kur kronometri po shënonte 11:57, erdhi tre pikëshi i Buddy Hield.
Buddy Hield wasted no time 😂 pic.twitter.com/8dV5OJlbYE
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 30, 2022
Ai nuk priti gjatë dhe menjëherë koordinoi një tre pikësh, i cili për fatin e tij të mirë përfundoi brenda koshit
Rekord që nga marsi i vitit 2000, kur një tjetër lojtar i Pacers, Reggie Miller, kishte shënuar një tre pikësh brenda tre sekondave.
Pas këtij tre pikëshi të shpejtë në ndeshjen e mbrëmshme, Hield e mbylli paraqitjen e tij me 25 pikë, duke dëshmuar një formë tejet të mirë.
Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Indiana Pacers me rezultat 135:126. Ndër të tjera, Hield kishte edhe 3 kërcime dhe 3 asiste. Ai në tërësi shënoi 15 pikë nga pozita e tre pikëve.
Vetëm një herë nuk u tregua i saktë për tre pikë nga 6 tentime sa pati gjithsejtë. Gjithsesi, rekordi i pikës më të shpejtë në histori të NBA-s është ajo do të mbahet mend gjatë nga ai.
