NBA-ja pezullon 11 lojtarë pasi u përfshin në një përleshje gjatë ndeshjes Magic-Pistons
Liga më e fortë e basketbollit në botë ka reaguar ashpër ndaj lojtarëve që u përfshin në një sherr gjatë ndeshjes Orlando Magic – Detroit Pistons. Dy lojtarët që e filluan përleshjen, Killian Hayes i Detroitit dhe Wagner i Magic, e pësuan më rëndë se të tjerët.
Hayes, i cili goditi Wagner në pjesën e pasme të kokës, u pezullua me tre ndeshje pa pagesë. Wagner u pezullua për dy ndeshje dhe Hamidou Diallo i Pistons u pezullua me një ndeshje nga zëvendëspresidenti ekzekutiv i NBA-së, Joe Dumars, që dikur ishte lojtar dhe drejtor ekzekutiv i Pistons.

Pasojat nga ndeshja në Detroit të mërkurën mbrëma ishin aq të mëdha saqë pezullimet e lojtarëve të Magic do të jenë të shkallëzuara, në mënyrë që ata të kenë mjaft lojtarë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e tyre të radhës.
Cole Anthony, RJ Hampton, Gary Harris, Kevon Harris, Admiral Schofield, Franz Wagner, Mo Bamba dhe Wendell Carter Jr. u pezulluan të gjithë me nga një ndeshje.
Wagner shtyu nga prapa Hayes në stolin e Detroitit për të filluar sherrin. Hayes u ngrit dhe e goditi në pjesën e pasme të kokës me grusht, dhe Wagner u duk se u rrëzua për një kohë të shkurtër. Më pas, lojtarët e Magic erdhën me shpejtësi nga stoli i tyre në shqetësim për shokun e tyre të skuadrës.

Anthony, Bamba, Carter, Hampton dhe Gary Harris do të vuajnë pezullimet e tyre të premten kundër Washingtonit, ndërsa Kevon Harris, Schofield dhe Franz Wagner do të pezullohen për ndeshjen e radhës të Orlandos më 4 janar në Oklahoma City.
11 pezullimet do të rezultojnë në pak më shumë se 500,000 dollarë në pagë të humbur, ku vetëm Hayes do të humbasë më shumë se rreth 121,000 dollarë.
