Doncic me shifra magjike në fitoren e Dallas Mavericks ndaj New York Knicks - NACIONALE

Doncic me shifra magjike në fitoren e Dallas Mavericks ndaj New York Knicks

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Dallas Mavericks, Luka Doncic, pati një natë për t’u mos harruar kurrë. Ai shënoi një dyshifror të trefishtë për ta ndihmuar skuadrën e tij drejt fitores ndaj New York Knicks, kështu duke thyer rekordin e Dirk Nowitzkit për pikë të shënuara gjatë një ndeshje për skuadrën e Dallasit.

Dallasi fitoi me rezultat të ngushtë 126:121 ndaj Knicks, ku fituesi erdhi vetëm pas vazhdimeve, ndërsa ylli i saj shënoi gati gjysmën e pikëve të skuadrës për të arritur deri te kjo fitore.

Doncic 'on a whole different level' after registering historic 60-point triple-double - Trending News

Luka shënoi plot 60 pikë, duke i shoqëruar edhe 21 rebounds e 10 asistime për të kompletuar një natë të magjishme, ku theu rekordin e legjendës gjermane për pikë të shënuara në organizatën e Mavs.

Për herë të fundit kësaj statistike iu afrua James Harden me 60 pikë 10 rebounds e 11 asistime më 30 janar të vitit 2018, ndërsa të vetmit lojtarë që e kanë bërë të njëjtën gjë që bëri slloveni me të paktën 20 rebounds e 50 pikë ishin Wilt Chamberlain (dy herë) dhe Elgin Baylor.

Shokët e skuadrës shpërthyen në festë, duke spërkatur yllin 23-vjeçar me shishe uji pas natës fantastike, ndërsa trajneri i Mavs e shijoi shumë paraqitjen e tij.

Jason Kidd compares Luka Doncic to LeBron James / News - Basketnews.com

“Të bësh diçka që nuk është bërë kurrë më parë, është vështirë ta bësh. Ka pasur disa lojtarë të mëdhenj para tij që kanë bërë diçka të tillë, Baylor dhe Wilt, dhe ai bëri diçka ende më të veçantë,” tha Kidd pas ndeshjes.

Këto statistika nuk janë edhe aq të befasishme, sepse që nga inkuadrimi i tij në NBA, Doncic vazhdimisht ka pasur paraqitje mbresëlënëse, duke pasur gjashtë dyshifror të trefishtë me vetëm 23 vjet, duke barazuar LeBron James në pozitën e pestë për këtë statistikë.

Luka Doncic needs 'a recovery beer' after wrecking Knicks

Doncic në këtë ndeshje u paraqit për 47 minuta gjatë ndeshjes së rregullt, duke pushuar vetëm 12 sekonda në total, që është rekord për këtë sezon në NBA.

Lajme të ngjashme