Pamje: Reagimi epik i Jurgen Kloppit kur Real Madrid shënon në kohën shtesë ndaj Union Berlinit - NACIONALE

Pamje: Reagimi epik i Jurgen Kloppit kur Real Madrid shënon në kohën shtesë ndaj Union Berlinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nisi të qeshë kur Real Madrid shënoi një gol të vonshëm për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Union Berlinit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tekniku gjerman ishte në konferencë për shtyp në momentin që “Los Blancos” po përballeshin me skuadrën gjermane.

Sidoqoftë, derisa ishte duke u bërë gati seanca për të nisur konferenca për media Klopp e shfrytëzoi rastin ta shikojë kohën shtesë mes Realit dhe Union Berlinit, ku në ato momente madrilenët gjetën rrugën drejtë rrjetës.

Pas pa atë gol, Klopp nisi të qeshë derisa shihet duke thënë “Bellingham”, i cili realizoi golin e fitores.

Liverpoolit s’i ka ecur mbarë në këto vitet e fundit ndaj Real Madridit, pasi “Los Blancos” i eliminuan dy herë në fazën e eliminimit direkt kurse edhe i mposhtën në finale në vitin 2021.

E njëjta ndodhi edhe në vitin 2018, ku Real Madrdi kishte triumfuar ndaj gjigantit anglez me rezultat 3:1.

Sidoqoftë, këtë vit Liverpool më shumë gjasë s’do të takohet me Real Madridin pasi luajnë në Ligën e Evropës dhe spanjollët shihen si favorit për ta kaluar fazën grupore si lider.

Lajme të ngjashme