Pamje: Rashford "bombardon" portën e Arsenalit, kalon në epërsi Manchester United - NACIONALE

Pamje: Rashford "bombardon" portën e Arsenalit, kalon në epërsi Manchester United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar në portën e "Topçinjve", duke kaluar kështu në epërsi në "Emirates" falë golit që shënoi Marcus Rashford.

Falë një goditje që ishte një silur i vërtetë, Marcus Rashford në minutën e 17-të shënoi për mrekulli nga distanca me topin që përfundoi në shtyllën e parë të portierit vendës.

Ky ishte i 20-ti gol në këtë sezon për sulmuesin anglez, nëse llogaritën edhe golat që i ka shënuar me kombëtaren e tij.

Rashford po kalon ndoshta në formën më të mirë gjatë gjithë karrierës së tij. Në këtë sezon ai është lideri i vërtetë i “Djajve të Kuq” nën drejtimin e trajnerit holandez, Ten Hag.

Për 25-vjeçarin ky ishte goli i nëntë (9) që shënoi në 20 paraqitje sa i ka bërë gjithsejt, duke llogaritur edhe me këtë të sotmen, në Premierligën angleze. Ai po ashtu ka kontribuar edhe me tre (3) asiste të tjera.

Jo rastësisht edhe Manchester United dëshiron që sa më shpejtë ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës së tij. Ai llogaritet si pjesë qendrore e projektit që e ka nisur këtë sezon trajneri Ten Hag.

Nga ai po shfaqet vazhdimisht edhe një nivel më i madh i pjekurisë, ku nuk heziton që të bëjë lojë më ekipore seç bënte në të kaluarën.

Lajme të ngjashme