Pamje: Nunez nis t'i heshtë kritikët, shënon katër gola në fitoren e Liverpool ndaj Leipzig - NACIONALE

Pamje: Nunez nis t'i heshtë kritikët, shënon katër gola në fitoren e Liverpool ndaj Leipzig

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Darwin Nunez u zhbllokua. Ai sot ishte protagonsti kryesor i Liverpool në fitoren që e arriti në miqësore kundër Leipzig me rezultat 0:5.

Ndeshjen e nisi nga stoli. Nunez u inkuadrua tek në fillim të pjesës së dytë, kur Liverpool ishte duke fituar me rezultat 0:1, falë golit të Mo Salah në minutën e 8-të. Megjithatë, menjëherë filloi ta bëjë dallimin.

Tre minuta pasi hyri në fushë, atij iu besua ekzekutimi i penalltisë. Kësisoj, i saktë u tregua Nunez, duke shënuar për rezultatin 0:2. Ky njëherit ishte edhe goli i parë me Liverpool.

Vetëbesimi pas golit të parë

Kësisoj, shumë shpejt ai ia doli ta shënojë edhe golin e dytë në ndeshje, si dhe të tretin për Liverpool, duke çuar shifrat në 0:3. Ai u furnizua për mrekulli me një pasim nga i përhershmi Alexander-Arnold. Nunez nuk gaboi nga afërsia, duke iu gëzuar pa masë golit të shënuar.

Pas golit të dytë të shënuar, Nunez rriti akoma më shumë shkallën e vetëbesimit te vetja dhe u pa shumë më i relaksuar sesa në fillim të ndeshjes kur hyri.

Sulmuesi 23-vjeç e kompletoi trigolëshin në minutën e 68-të, duke e finalizuar mjaft mirë pasimin e shërbyer nga Elliott.

Vetëm një skuadër praktikisht ishte qëndruar në fushë, pasi Leipzig ishte inekzistent. Kështu, Liverpool pa shumë problem vijoi që të krijojë raste tjera shënimi.

Sërish si protagonist u shfaq Darwin Nunez. Në minutën e 90-të, fantazisti portugez i blerë nga Fulham, Carvalho. Liverpool doli shpejt në gjysmëfushën kundërshtare, ku u krijua një situatë tre kundër dy. Në fund, Nunez shënoi për ta vulosur rezultatin 0:5, si dhe për ta rrumbullaksuar golin e tij të katërt në ndeshje.

Kritikat e tmerrshme që pranoi Nunez

Ishte një pjesë e tifozëve të Liverpool që u panë të frikësuar pas dy paraqitjeve të para që Nunez zhvilloi nën urdhrat e Klopp. Huqjet e tij të shpeshta u bënë virale gjithandej.

Ato raste të shpërdorura bënë që ai të gozhdohej me kritika. Bashkë me të edhe Liverpool, duke u përqeshur për shifrat rreth 100 milionë eurove që kishin vendosur t'i paguajnë për shërbimet e tij.

Një pjesë e tifozëve të Liverpool në rrjetet sociale vuanin largimin e hidhur të Manes, ndërsa shfaqeshin skeptikë që Nunez do të mund të lë mbresa të mira me fanellën e klubit të tyre.

Tërë kjo klimë nxiti edhe reagimin e Nunez, ishte përmes profilit zyrtar në rrjetin social Twitter, publikoi disa fotografi, e që ishin mesazh i qartë për linçimet e vazhdueshme që kishte pranuar ato ditë.

Ndoshta pikërisht sot Nunez tha mesazhin më të mirë të mundshëm, qoftë për tifozët e Liverpool që u ngutën me linçime apo edhe me futbolldashësit tjerë që vunë në dilemë të madhe cilësitë e tij.

Lajme të ngjashme