Nunez reagon ndaj atyre që e përqeshen për rastet e humbura
Darwin Nunez ka vetëm disa minuta në karrierën e tij si lojtar i Liverpoolit, por aq kanë mjaftuar që sulmuesi uruguaian të përballet me shakatë në internet, por Nunez nuk qëndroi i heshtur përballë kësaj duke reaguar me një foto në rrjetet sociale.
Sulmuesi 23-vjeçar në miqësoret ndaj Manchester United dhe Crystal Palace kishte disa shanse të krijuara që nuk arriti t’i konkretizojë, madje ndaj djajve të kuq kishte rast pothuajse me gol të zmbrapsur.
Paraqitjet e Nunezit me Benfican në sezonin e kaluar ku shënoi 34 gola, tregon se ai e di mjaftë mirë rrugën për te goli, dhe sulmuesi i shumëvlerësuar nuk do t’i lejojë kritikët të vazhdojnë për shumë gjatë kështu.

Si u përgjigj Nunez ndaj përqeshjeve në rrjetet sociale?
Nunez nuk arriti të shënoi as në miqësoren e dytë, pasi në të parën, Liverpooli humbi thellësisht ndaj Manchester United me rezultat 4:0, ndërsa të dytën edhe pse e fituan, në listën e golashënuesve ishte vetëm Jordan Henderson dhe Mohamed Salah.
Një mundësi e mirë erdhi për amerikano-jugorin në ndeshjen ndaj Crystalit, ku e devijoi topin por që nuk arriti ta mposht Vincente Guaita.
Pasi pa disa sugjerime se ai duhet të hap internetin për të shikuar kritikat, Nunez postoi foto të shoqëruar me fjalën ‘Resilience’ që në shqip do të thotë qetësi, pra me kuptimin që mbylleni gojën.
Resiliencia 🤫 pic.twitter.com/e90QJAdpc7
— Darwin Núñez (@Darwinn99) July 15, 2022
Kush mund të jetë kundërshtari i parë që i shënon gol Darwin Nunez?
Liverpool do të kthehet në Evropë të enjten, pas një faze përgatitore të kaluar në Azi.
Ata me t’u kthyer do të takohen me skuadrën e Bundesligës, RB Leipzig, me Nunezin i cili mund të ketë më shumë minuta në këmbët e tij në këtë ndeshje.
Skuadra e Jurgen Klopp më pastaj do të takohet me RB Salzburg më 27 korrik, tre ditë para se të takohet me rivalin e vitit të kaluar në Premierligë, Manchester Cityn në Community Shield në King Power më 30 korrik.
Një ditë pas kësaj, Liverpool do ta zhvillojë një tjetër miqësore, kësaj radhe me Strasbourg, ndeshje kjo që është bërë me qëllim që të ftohen fëmijët që ishin të traumatizuar në rrëmujën që u bë në finalen e Ligës së Kampionëve, në hyre të stadiumit.

