Pamje: “Me fat që nuk u arrestua” – tifozët reagojnë pas ndërhyrjes së tmerrshme nga Bailly - NACIONALE

Pamje: “Me fat që nuk u arrestua” – tifozët reagojnë pas ndërhyrjes së tmerrshme nga Bailly

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit i huazuar te Marseille, Eric Bailly, u përjashtua nga loja pasi bëri një ndërhyrje të tmerrshme në kundërshtarin e tij në stilin kung-fu, gjatë ndeshjes kundër skuadrës së ligës së katërt franceze, Hyeres, në kuadër të Kupës së Francës.

Incidenti ndodhi në minutën e 15-të me Bailly dhe Moussa N'Diaye që ishin në duel për të fituar topin. Bailly nuk e arriti topin dhe si rrjedhojë ndërhyrja e tij ishte e vonuar dhe e goditi me taka në gjoks N'Diayen.

Me kundërshtarin në tokë, gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t'i tregonte Baillyt një karton të kuq direkt. Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan, me një nga fansat që tha se mbrojtësi i Marseilles ishte me fat që nuk u arrestua pas kësaj ndërhyrje.

N'Diaye u largua nga fusha dhe përfundimisht u dërgua me një ambulancë në spital për kontrollime të mëtejshme mbi gjendjen e tij.

Një tifoz tha se një karton i kuq thjesht nuk ishte një dënim mjaft i madh për ndërhyrjen e Baillyt.

“Me fat që nuk u arrestua për këtë”, ishte vetëm njëri nga komentet e shumta në Twitter rreth ndërhyrjes horror nga Eric Bailly.

Bailly tani do të duhet të presë nëse ai do të dënohet me një pezullim të gjatë apo vetëm me dy ndeshje, siç është dënimi normal për një karton të kuq direkt.

Sezoni i tij në Marseille nuk ka shkuar sipas planit deri më tani, pasi ai është kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje në Ligue 1.

Gjigantët francezë kanë detyrimin ta blejnë atë nga United në verë nëse plotësohen disa kushte.

Lajme të ngjashme