Pamje: Mbrojtësi saudit ia futi frikën në palcë Messit duke i bërtitur “ti nuk do të fitosh” - NACIONALE

Pamje: Mbrojtësi saudit ia futi frikën në palcë Messit duke i bërtitur “ti nuk do të fitosh”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arabisë Saudite Ali Al-Bulayhi ka treguar se çfarë i tha Lionel Messit gjatë disfatës tronditëse të Argjentinës në Kupën e Botës të martën.

Arabia Saudite e shkaktoi dje njërën prej tronditjeve më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:1 me përmbysje Argjentinën, njërën prej skuadrave e cilësuar si favorite për trofeun në Katar.

Al-Bulayhi shihet në një video të postuar në rrjetet sociale duke e prekur Messit nga mbrapa dhe duke i folur me një fytyrë të mrrolur, sikur po i bërtiste apo po e qortonte. Messi mbeti i hutuar fillimisht, para se të qeshte në fund.

Mbrojtësi saudit tha për GOAL pas ndeshjes se i kishte thënë Messit gjatë ndeshjes se skuadra e tij do ta humbte lojën.

“I thashë atij ti nuk do të fitosh”, tha Al-Bulayhi i pyetur çfarë i kishte thënë Messit.

Sauditët dukeshin të mbaruar në pjesën e parë, pasi Messi e kaloi Argjentinën në epërsi 1:0 duke shënuar nga penalltia.

Argjentinës iu shfuqizuan po ashtu tri gola për pozitë jashtë loje në një pjesë të parë ku argjentinasit u zunë plot shtatë herë në pozitë jashtë loje nga kurthi i përkryer saudit.

Por sauditët e përmbysën lojën brenda 10 minutave në fillim të pjesës së dytë falë golave të shkëlqyer nga Saleh Al-Shehri, i cili e barazoi rezultatin, dhe Salem Al Dawsar që shënoi për epërsinë dhe fitoren e kombëtares saudite.

Arabia fitoi me vetëm dy goditje në portë, ndërkohë që portieri Green Falcons pati një paraqitje të shkëlqyer po ashtu, duke bërë disa pritje vendimtare të argjentinasve.

Argjentina e Lionel Scalonit erdhi si favorite në këtë Botëror, për shkak të një ecurie fantastike prej 36 ndeshjeve pa humbje dhe si kampione e Amerikës Jugore 2021.

Tani ata duhet t’i mbajnë gjallë shpresat për trofeun e parë global që prej vitit 1986 dhe për t’i dhënë Messit një lamtumirë të mirëfilltë në atë që është me gjasë Botërori i tij i fundit.

Argjentina do të përballet edhe me Poloninë dhe Meksikën në Grupin C në dy ndeshjet e fundit grupore.

Lajme të ngjashme