Pamje: Maguire bën një gafë bizare në tunel para ndeshjes me Brightonin - NACIONALE

Pamje: Maguire bën një gafë bizare në tunel para ndeshjes me Brightonin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, bëri një gazë e cila pushtoi rrjetet sociale. Ai qëndroi në anën e kundërt gjatë rreshtimit në tunel para ndeshjes që skuadra e tij humbi me rezultat 2:1 ndaj Brightonit.

Djajtë e kuq patën një pasdite të tmerrshme, teksa epoka e Erik ten Hag si trajner i Unitedit filloi në mënyrën më të keqe.

Që para fillimit të ndeshjes nuk ishin shenjat e mira, me kapitenin e skuadrës që ishte epiqendra e një gabimi amatoresk, që e bëri ende më të kritikuar në rrjetet sociale.

Video nga gafa e Maguires

SkySport e kapi skenën live, teksa Maguire dhe bashkëlojtarët e tij arritën në tunel, ai i renditi gabimisht lojtarët brenda tij. David De Gea dhe Scott McTominay e vërejtën këtë dhe shikonin të hutuar, duke qenë se tradicionalisht United del në fushë nga ana e majtë e tunelit.

Mbrojtësi anglez u kujtua pasi që De Gea i bënte shenjë me dorë që duhej të ndërrohej ana, pastaj ai i kërkoi kapitenit të Brightonit, Lewis Dunk për t’i ndërruar anët.

A pati të drejtë De Gea për ndërrimin e anëve?

Është sugjeruar se Maguire bëri këtë veprim si shkak i disa ndryshimeve që janë bërë në Old Trafford këtë sezon.

Ten Hag dhe stafi i tij tani ulën në anën e kundërt, dhe Maguire ka harruar duke menduar se do të ulën si në sezonet e kaluara, prandaj mendohet se ka ardhur deri te përzierja në rreshtim.

“Në planin e ri urbanistik të rënë dakord me Erik ten Hag, vendet ku ulën lojtarët rezervë dhe stafi do të ulën përgjithmonë në anën perëndimore, që më herët ishte e zënë nga ana e mysafirëve”, shkruante United në faqen zyrtare pas arritjes së Ten Hagut si trajner.

“Erik aprovoi këtë lëvizje pasi vizitoi stadiumin Old Trafford për herë të parë në maj, dhe vuri re se banka e rezervistëve e mysafirëve deri në atë kohë ishte më afër tunelit.

Harry Maguire lines Man Utd team up on wrong side of tunnel before Brighton loss... but there's good reason for blunder - journalbreak

Ndërrimi i vendeve ku ulen gjithashtu do t’i vendosi lojtarët më afër Stretford End- që është pjesa e tifozëve tradicional të skuadrës, ku tani do t’i kenë më afër për t’i parë”, u tha tutje në postimin e faqes zyrtare të Manchester Unitedit.

Lajme të ngjashme