KATAR 2022| Pamje: Kroacia rikthen epërsinë, Orsic shënon gol të mrekullueshëm
Mislav Orsic ka arritur që ta kthejë epërsinë e Kroacisë, duke shënuar për 2:1.
Sulmuesi anësor kroat në minutën e 42-të gjeti këndin e djathtë të portës marokene nga një pozitë aspak e lehtë, duke shënuar kështu për 2:1.
Ky ishte goli i dytë që shënoi për kombëtaren kroate sulmuesi Orsic.
Kujtojmë se e para që kaloi në epërsi ishte Kroacia. Fillimisht ishte Josko Gvardiol ai që në minutën e 7-të kaloi në epërsi Kroacinë, pas një skeme thjesht mahnitëse që ndërtoi ekipi kroat.
Mirëpo, epërsia e kroatëve zgjati vetëm dy minuta. Maroku shumë shpejt mblodhi forcat dhe shënoi golin e barazimit.
Në minutën e 9-të ishte Achraf Dari ai që la të shtangur portierin kroat, duke shënuar me kokë për 1:1.
