KATAR 2022| Pamje: Shënohen dy gola brenda dy minutave, Maroku rikthen rezultatin në baraspeshë
Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen mes Kroacisë dhe Marokut, e cila po luhet për vendin e tretë.
Fillimisht ishte Josko Gvardiol ai që në minutën e 7-të kaloi në epërsi Kroacinë, pas një skeme thjesht mahnitëse që ndërtoi ekipi kroat.
Mirëpo, epërsia e kroatëve zgjati vetëm dy minuta. Maroku shumë shpejt mblodhi forcat dhe shënoi golin e barazimit.
Në minutën e 9-të ishte Achraf Dari ai që la të shtangur portierin kroat, duke shënuar me kokë për 1:1.
Vlen të cekët që të dy golat u shënuan pas goditjeve standarde, skemat e të cilave rezultuan të suksesshme. Një fillim mjaft emocionues i ndeshjes, me dy skuadrat që po luajnë pa rezerva të mëdha.