Pamje: Kane me gol të jashtëzakonshëm siguron një rekord që Haaland nuk e ka arritur
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, e ka thyer një rekord në Premierligë, duke shënuar gol shumë të bukur në ndeshjen që skuadra e tij momentalisht është duke humbur 2:1 ndaj Brentford.
Ylli i Spurs i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e tetë të ndeshjes nga një gjuajtje e lirë, që paraprakisht Dejan Kulusevski e kishte fituar.
Ky ishte goli i 30-të për anglezin në të gjitha garat, ndërsa bëhet futbollisti i parë që shënon gol në 25 ndeshje të ndryshme brenda 38 përballjeve në një sezon të Premierligës.
Duke krahasuar, Erling Haaland me 36 golat e tij për Manchester Cityn, kanë ardhur nga 23 ndeshje të ndryshme.
Në anën tjetër, Haaland tashmë ka thyer rekordin për më së shumti gola në një sezon të Premierligës, me shumë më pak ndeshje të zhvilluara.
*Kur kanë mbetur pak më shumë se 10 minuta lojë, Brentford vazhdon të qëndrojë në epërsi 2:1 ndaj Tottenham, me golat e shënuar nga Mbeumo.