Pamje: Immobile shihet pranë veturës së tij të shkatërruar nga aksidenti i frikshëm
Tashmë janë bërë publike pamjet e para ku sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile shihet pranë veturës së shkatërruar nga aksidenti i fundit.
Italiani bëri një aksident të frikshëm pasi u godit nga tramvaji, derisa ishte rrugës për në stadium.
Në këtë video Immobile shihet në gjendje të mirë fizike, por normalisht tejet i shqetësuar pranë makinës së shkatërruar.
This video shows the aftermath of the Immobile car crash with the tram.
— Raffaele (@ItalianoCalcio) April 16, 2023
Again, thankfully Immobile seems okay, as you can see in the video. pic.twitter.com/CBHqjCJamP
Lazio orë më parë me anjë të një komunikate për shtyp tregoi se lojtari ka një deformim të shtyllës kurrizore dhe është në vëzhgim gjatë tërë kohës nga mjekët.
“Stafi mjekësor i SS Lazio bën të ditur se, sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë. Gjendja e lojtarit aktualisht është e mirë. Ai mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi, në Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.”
Në makinën e sulmuesit italian thuhet se kanë qenë edhe dy vajzat e tij që gjithashtu janë të shoqëruara në spital.
Krejt rasti ndodhi pasi tramvaji kaloi në semaforin e kuq, për ta goditur makinën e futbollistit më pas, me Immobilen që thotë se këtë mund ta konfirmojnë edhe videot e postuara në rrjetet sociale.
"Travaji kaloi në semafor të kuq. Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu".
