Immobile i përfshirë në një aksident trafiku, Lazio tregon për gjendjen e tij
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, u përfshi në një aksident trafiku, shumë afër stadiumit Olimpico, aty ku skuadra e tij zhvillon ndeshjet, me italianin që nuk ka shpëtuar pa lëndime.
Immobile u përplas me një tramvaj, derisa ishte me makinën e tij rrugës për në stadium siç raporton Italia 24.
Lazio ka dalë me një komunikatë për shtyp ku ka treguar për gjendjen e futbollistit, që sipas stafit mjekësor ai ka një deformim të shtyllës kurrizore dhe se është në vëzhgim gjatë gjithë kohës nga mjekët në trajtimin e mëtejshëm.
“Stafi mjekësor i SS Lazio bën të ditur se, sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë. Gjendja e lojtarit aktualisht është e mirë. Ai mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi, në Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.”
Le condizioni di @ciroimmobile
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) April 16, 2023
➡️ https://t.co/vzub0Sg8zy pic.twitter.com/AvtxldAc9B
Në makinën e sulmuesit italian thuhet se kanë qenë edhe dy vajzat e tij që gjithashtu janë të shoqëruara në spital.
Krejt rasti ndodhi pasi tramvaji kaloi në semaforin e kuq, për ta goditur makinën e futbollistit më pas, me Immobilen që thotë se këtë mund ta konfirmojnë edhe videot e postuara në rrjetet sociale.
"Travaji kaloi në semafor të kuq. Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu".

Immobile, një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Serie A , ka qenë në formë të mirë për klubin e tij këtë sezon dhe shënoi për Lazio të premten në mbrëmje, nga penalltia, teksa mposhti Spezian 3:0.
Lazio aktualisht është i dyti në renditjen e ligës, me 61 pikë, megjithëse mbetet 14 pas liderit, Napoli.
Immobile ka shënuar 12 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe gjithashtu është kapiteni i Lazios. Lacianët do të shpresojnë se ai do të jetë në gjendje të bëjë një kthim të shpejtë, me ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Torinos fundjavën e ardhshme.